Këto pamje mishërojnë mjerimin dhe varfërinë me të cilat përballen çdo ditë 4 familje.

Pazari i Vjetër i qytetit tashmë të ofron një pamje të bukur, por pak metër më tej gjithçka shfaqet ndryshe.

Tavanet e rëna dhe të çarat që janë krijuar nëpër dhoma, e bëjnë jetesën pothuajse të pamundur.

“Drita nuk kemi, ujë nuk kemi, banja për turp të Zotit.”

Për t’u ngrohur në këto ditë të ftohta, ku dëbora ende është prezente ata djegin këpucë dhe rroba.

“Leckat që gjen burri nëpër kazane, këpucë, rrobat tona po djegim.”

Janë ankuar në Bashkinë e drejtuar nga Sotiraq Filo, por kurrë nuk kanë marrë përgjigje.

“Hajde më shikoni shtëpinë, nuk është bërë njëherë i gjallë.”

Prindërit  kërkojnë mëshirë për fëmijët e tyre, të paktën për një strehë më të sigurt për fëmijët.

“Po bëjnë tre javë pa larë, marrim dëborën dhe e shkrijmë që lahemi. Të shikojnë, të vënë dorë për fëmijët jo për ne të të mëdhenjtë. Vetëm, për fëmijët.”