Sipas tij, Erdogan i ka thënë kancelares gjermane gjatë një telefonate të mërkurën se ankorimi i anijes kërkimore “Oruç Reis” nuk do të thotë se po kryen operacione Mesdheun Lindor.

“Oruç Reis” u kthye në Antalya ditën e dielë pas një operacioni që Ankaraja e quajti mirëmbajtje rutinë, ndërsa Greqia e quan një lëvizje pozitive pas tensioneve për kërkime të gazit në Mesdheun Lindor.

Cavusoglu tha në një intervistë me transmetuesin CNN Turk se mirëmbajtja e Oruc Reis mund të zgjasë “disa javë”, sipas ministrisë së energjisë.

“Sapo të ketë mbaruar mirëmbajtja, ne do të vazhdojmë operacionet tona me vendosmëri,” tha ai.