Përplasja te FRD, Meta: Shyqyr që ishte Panariti se po të ishte Tedi Blushi...

Përplasja te FRD, Meta: Shyqyr që ishte Panariti se po të ishte

Gjatë një interviste për Syri TV, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpjeguar edhe përplasjet te selia e Frymës së Re Demokratike.

Kreu i shtetit tregoi mënyrën se si u gjend aty, ndërsa nuk kurseu as ironitë.

Presidenti Meta: U nisa drejt zyrave të FRD pas telefonatës se z.Sali Shehu. Kur kam shkuar aty kam parë tensionin dhe nje perpjekje jo të drejtpërdrejtë për të më penguar. Në atë moment një person i skeduar goditi drejtuesin e FRD të Tiranës dhe disa nga personat që më shoqëronin mua. Ajo skenë me kujtoi dhunën ndaj banorëve të Astirit, banorëve të Bregut të Lumit, banorëve të Shkozes. Shyqyr që me mua ate ditë ishte shefi i kabinetit, z.Panariti dhe jo zëdhënësi Tedi Blushi.

Lexo edhe: Sherri për zyrat e FRD, Meta: Bashkia e Tiranës nuk mund të bëjë vetëgjyqësi, ti drejtohet gjykatës

Sipas Metës, roli i Presidentit nuk është të mbroj selitë e partive, por të mbroj pluralizmin politik kur ai cënohet.

Përplasja te selia e FRD:

Vendi Lajme ilir meta Politikë Lajmi i fundit bashkia e tiranes Aktualitet perplasja frd

EMISIONET