Pas përplasjes mes bizneseve dhe Policisë Bashkiake te Inxhinieria e Ndërtimit vjen dhe reagimi ish-deputetes demokrate Albana Vokshi.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi shprehet se qytetarët po trajtohen si kriminelë nga shteti me urdhër të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“Qindra policë po dhunojnë 7 biznese te ndershme qe punësojnë 120 kryefamiljarë“, shkruan ish-deputetja.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

“KUR QYTETARI TRAJTOHET SI #KRIMINEL NGA SHTETI, DHE #KRIMINELI BËN LIGJIN NË RRUGË E QEVERI Me urdhër të Ramës dhe Veliajt, qindra policë po dhunojnë 7 biznese te ndershme qe punësojnë 120 kryefamiljarë.

Biznesi i ndershëm, që paguan taksat rregullisht trajtohet si #kriminel nga policia, ndërkohë që #kriminelët bëjnë ligjin në rrugë e qeveri.Ajo cka bizneset kërkojnë është vetëm pak ditë kohë për transferimin e investimit të bërë pa dhimbje e pa dëmtime.Pas #25prillit cdo dhunues dhe shkelës i të drejtave të qytetarëve shqiptarë do shkojë para drejtësisë”.