Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u përplasi makinën e policisë e më pas një biçikletë.

Shtetasi me iniciale I.U., në vendin e quajtur kthesa e Valiasit në aksin Fush Krujë-Tiranë po drejtonte makinën dhe përplasi mjetin e policisë “Hyundai”.

Si pasojë e përplasjes ai bëri një manovër të gabuar dhe ka aksidentuar biçiklistin N.M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu 28-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të rrugores për të kryer testin e alkolit.

“Shtetasi I. U. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të kryer testin e alkoolit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi I. H., drejtuesi i mjetit të policisë” –  njofton policia.

Edhe punonjësi i policisë është proceduar penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)