Ora 12:40 – Aksidenti u shkaktua nga oficeri i burgut
Tre persona humbën jetën dhe një fëmijë rreth 10 vjeç është në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të trefishtë në By Passin e Rrogozhinës që mori përmasat e një tragjedie në rrugë.
Bashkëshortët Barjam dhe Merushe Koni nuk arritën tu mbijetojnë plagëve, ndërsa fëmija që udhëtonte me këta të fundit në makinë mbeti i plagosur rëndë.
Sipas ekspertëve makina me targa AA160YT me drejtues mjeti shtetasin Tonin Mhilli po udhëtonte drejt Peqinit, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë në krahun e kundërt ku u përplas me makinën me targë AA273NH, ku udhëtonin tre anëtarë të familjes Koni
Ora 10:56 Humbin jetën burrë e grua dhe oficeri i burgut të Peqinit
Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.
Ndërron jetë në spital si pasojë e plagëve të marra bashkëshorti i 60 vjeçares Merushe Koni, shtetasi Muharrem Koni.
Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Ora 09:39 Aksidenti: Ndërron jetë një grua, pasagjere në makinën tjetër
Ka shkuar në dy numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes humbi jetën njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi T.M, rreth 54 vjeç.
Mësohet se T.M ishte oficer i burgut të Peqinit. Mjeti ku po udhëtonte T.M është përplasur me automjetin tip “Benz” ku po udhëtonte një çift.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K.
Ora 07:30 Aksident i rëndë në Rrogozhinë: 1 i vdekur, 3 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe tre persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi T.M rreth 54 vjeç ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Njoftimi i policise: Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.