Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Divjakë-Çermë ku për pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçar.

Sipas asaj që njofton policia, viktima ka qenë duke lëvizur me një motor teksa është përplasur nga një makinë tip “Mercedes Benz”.

I riu ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia.

Policia: “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari