Pero Pejiç fiton "këpucën e artë" në Superligën Shqiptare me 20 gola

Pero Pejic është “Këpuca e Artë” e kampionatit që u mbyll këtë të shtunë, me 20 golat e shënuar prej tij. Kroati ka mbajtur mbi supe peshën kryesore të ofensivës së kuqebardhëve, duke qenë përcaktues dhe vendimtar në mjaft ndeshje, si edhe në mbrojtjen e kurorës së kampionit.
Nga 12 gola që shënoi në kampionatin e shkuar, po me Skënderbeun, kësaj here e përmirëson “shënjestrën” me 20 gola.
Të gjithë të realizuar nga aksione të ndryshme, asnjë me penallti, Pero ka treguar se sulmi i Skënderbeut funksionon për bukuri. Pero Pejiç bëhet kështu golashënuesi i parë i huaj në Superligën Shqiptare