Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar për përndjekjen e një të miture.
Në pranga ka rënë shtetasi V. M., banues në Pojan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 2 muaj, ka përndjekur një shtetase 15-vjeçare.
Policia arrestoi gjithashtu shtetasin A. Ll., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.