Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Shtetasi F.D, në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 28-vjeçare.

‘’Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare’’, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”.