Përmbytje të mëdha në Itali, shënohen 3 viktima

Përmbytje të mëdha në Itali, shënohen 3 viktima

Italia ka vazhduar gjatë gjithë natës operacionet për pastrimin e rrugëve dhe vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet e së shtunës.

Në Sardenjë rrëshqitjet e dheut dhe ujërat e lumenjve vërshuan duke u marrë jetën të paktën tre personave.

Rreth 20 milionë metër3 ujë mendohet se u shkarkuan në rrugët komunale, duke shembur ura e pemë, e duke tërhequr e zhytur në baltë automobilat, kryesisht në komunën e Bitit.

Përveç zjarrfikësve, edhe ushtria po jep ndihmë në lehtësimin e pasojave të katastrofës natyrore.

Në kryeqendrën e Sardenjës, në Kaliari, kryebashkiaku urdhëroi mbylljen e parqeve për qytetarët, varrezat dhe fushat e sportit.

Vështirësi raportuan edhe rajoni i Siçilisë, Katania, Palermoja dhe Pulja, ku masat e forta ajrore zbarkuan në lungomaret e qytetit përpara se të spostoheshin drejt aeroportit, duke zbuluar çatitë e banesave, duke rrëzuar pemë e objektet në rrugë.

Qytetarët janë udhëzuar të qëndrojnë brenda shtëpive ose të ushtrojnë kujdes maksimal jashtë tyre.

Në gjendje gatishmërie më të ulët u vendosën edhe rajonet e Kalabrisë dhe Kampanjës, ndërsa situata meteorologjike u përmirësua gjatë ditës së diel, me reshje më të pakta në gjithë territorin italian.

Bota Lajme itali Europa permbytje sardenje

EMISIONET