Në një lidhje direkte për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, kryebashkiakja Voltana Ademi  ka treguar si paraqitet situata aktualisht në qarkun e Shkodrës.  Ademi tregoi se rreth 1900 hektarë tokë ndodhen në ujë  nga të cilat 1500 janë të mbjella.

Ajo gjithashtu tha se bashkia e ka bërë punën e vet sa i përket pastrimit të kanaleve të kullimit dhe se  faji  është i qeverisë për mos pastrimin e kanaleve të para kulluese.

  “Nuk kemi asnjë banesë nën ujë, kemi rreth 1900 hektarë tokë në ujë nga të cilat 1500 janë të mbjella. Qyteti i Shkodrës prej pesë vitesh nuk ka probleme me përmbytjet, ato pamje që shihni në qytetet Vlorë, Durrës, Tiranë, Lezhë që përmbyten, në Shkodër nuk ekzistojnë pasi ne kemi investuar shumë në sistemin e kullimit. Ne kemi patur dhe reshje të tjera dhe nuk kemi patur probleme me sistemin e kullimit.

Në vitin 2015 ne kemi bërë një vlerësim të shërbimeve ekzistuese dhe një ndër to ka qenë sisitemi i kullimit. Nga vlerësimi që kemi bërë na ka rezultuar 100% të sipërfaqes të kullimit, ne skemi patur asnjë kanal të pastruar. Në vitin 2021 ne kemi rreth 80% të kanaleve të dyta dhe të treta të pastruara. Investojmë rreth 600 milion lekë çdo vit për kullimin në Shkodër. Ajo që nuk kemi përfituar është fakti që nuk kemi përfituar nga Drejtoritë rajonale pastrimin e kanaleve të para kulluese. Ose të gjithë sisitemin ta marrë në administrim pushteti vendor, se kullimi i kanaleve të dyta dhe të treta ka treguar që e kemi menaxhuar më mirë se qeveria, se çdo qeveri.

Ndërkohë, kanalet e para kulluese i ka dikush tjetër dhe nuk ka një përputhje të punës që duhet realizuar në teritor duke krijuar probleme me kullimin në përgjithësi pavarësisht punës së madhe që bëhet në territor. Nuk kemi probleme nga ujërat e shiut, ajo që ndodh në Shkodër nuk ndodh nga kullimi. Investimet që kanë munguar gjatë tetë viteve, janë ndaluar në 2012 që prej këtij viti nuk ka patur investime edhe pjesa e pastrimit të kanaleve të para të kullimit që administrohen nga bordi i kullimit, investimet në hidrovoreve që kanë munguar, më parë se 2012 nuk janë bërë të mundura dhe kjo në një farë mënyre impakton me shpejtësi lirimin e tokave nga uji. Gjë që bën të mundur të ketë një dëm më të konsiderueshëm nga prezenca e ujit të detyrueshëm për një kohë më të gjatë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi”

Sa i përket dëmeve financiare Ademi tregoi se është ngritur një komision i cili do të merret me vlerësimin e situatës pasi të largohet uji nga territori.

Dëmet do të vlerësohen në momentin kur do të lirohet territori nga uji. Kjo bëhet menjëherë pasi largohet uji,  sepse është në varësi edhe të kulturave në varësi të tokave, në varësi se sa ka qëndruar uji. Ka një proocedurë teknike që teknicjenët e bëjnë, kemi ngritur komisionin e vlerësimit por ideja është që çdo dëmshpërblim nuk jven kurrë, ne nuk kemi marrë ndonjëherë dëmshpërblim. Në vitin 2018 ne patëm dyfishin e sipërfaqes të mbytur dhe nuk u kujtua njeri, na kërkuan të bëjmë vlerësimin, e bëmë  e diskutuam dhe asgjë nuk bëri askush”

Shkodra është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet ku edhe sot vazhdon të ketë prezencë të madhe të ujit ku nga autoritetet lokale raportohen me mijëra hektarë të përmbytura.