Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka inspektuar në terren situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në qytetet veriore.
Gjatë takimit me banorët e qytetit të Lezhës ,ajo u njoh me shqetësimet e ngritura nga familjet që jetojnë aty.
”Sot per shembull në Lezhë nuk kanë qenë shumë të larta por dëmet janë të jashtëzakonshme” u shpreh një nga banorët.
Sipas saj është shteti që duhet të kishte marrë masat për përballimin e emergjencës.
“Një nga problemet është përgjegjësia nga strukturat e shtetit, për shkak të pa aftësisë për të menaxhuar dhe një nga problemet që ndjejmë çdo ditë është arroganca e shtetit dhe dëshira për t’i ndihmuar”.
Teksa foli edhe për pasojat e koordinimit me kompanitë private.
“Privati nuk ka hap digën kur duhet hapur sipas studimeve meterologjike“, shtoi Kryemadhi.
Në Shkodër Kryemadhi theksoi se duhet të nisë për dëmshpërblimet e banorëve.
Në një takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi u vu theksi në rishikimin e fondeve.