Përmbytjet e stuhitë, Xhaçka: Kemi forcuar argjinaturat e Vjosës dhe Seman, jemi në gatishmëri

Përmbytjet e stuhitë, Xhaçka: Kemi forcuar argjinaturat e

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë në një deklaratë në lidhje me motin e keq që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme.

Ajo shprehet se situata momentalisht në vend duket e qetë edhe pse reshjet kanë qenë intensive dhe do të vazhdojnë të jenë intensive.

Deri më tani janë marrë masa për forcimin e argjinaturave të lumenjve Vjosë e Seman, apo ndërhyrjet në Lezhë e Shkodër, si edhe në disa prefektura, së bashku me 450 km kanale kulluese të pastruara e të sistemuara, kanë ulur ndjeshëm rreziqet nga dëmet që shirat e dendur sjellin.

Xhaçka: Në bashkëpunim  me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Edhe segmenti Gosë-Ballajnë lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që në rast rreziku nga përmbytjet, qytetarët të telefonojnë në numrin 116-116.

Xhaçka: Marr shkas t’i bëj apel çdo qytetari, që në rast rreziku nga përmbytjet të njoftojnë strukturat e tyre vendore të emergjencave civile, për të ndërhyrë në kohë apo te telefonojnë nr e emergjencave 116 - 116.

Ministrja e Mbrojtjes paralajmëron se pavarësisht ndërhyrjeve  "moti i keq sërish mund të na ekspozojnë situata te papritura".

Xhaçka: Sistemet e kanalizimeve të dëmtuara, ndërtimet e pakontrolluara në zonat e rrezikuara, kolektorët e bllokuar e problemet e ndryshme që kanë ardhur nga zhvillimi kaotik i territorit i deri pak viteve më parë, sërish na ekspozojnë në probleme të mundshme sa herë prurjet paraqiten të jenë të një intensiteti të lartë.

Për këtë arsye, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror  dhe vendor, bashkitë dhe prefekturat, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit janë në gatishmëri dhe të mirë koordinuara për të reaguar në kohë  dhe me efikasitet.

Vendi Lajme Lajmi i fundit permbytje olta xhacka stuhi Aktualitet shi 2020

EMISIONET