Përmbytjet, Çuçi nga Ura e Mifolit: Edhe FNSH në gjendje gadishmërie

Përmbytjet, Çuçi nga Ura e Mifolit: Edhe FNSH në gjendje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kja qenë në zonën e Urës së Mifolit në Vlorë për të parë nga afër situatën me përmbytjet.

Sipas tij, falë ndërhyrjeve të kryera në kanalet kulluese dhe investimeve në shtratin e lumit Vjosë dëmet nga përmbytjet ka qenë më të vogla këtë herë.

Bashkë me Prefektin e Vlorës dhe drejtues të tjerë lokalë të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.

Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve“, tha ministri Çuçi.

“Ura e Mifolit, Vlorë - Prurjet e Vjosës kanë rënë me rreth 2 metra dhe situata është e qëndrueshme. Falë pastrimit të kanaleve kullues këto vite, një sërë investimesh kyçe në shtratin e Vjosës, ndërtimit të paneleve mbrojtës e të argjinaturave të reja, sot është testuar me sukses një përballje me prurjet e larta, të cilat deri dje shkaktonin dëme të jashtëzakonshme në banesa, në bagëti e në prodhime, po mbi të gjitha rrezikonin jetë njerëzish, duke penguar me ditë të tëra qarkullimin e imponuar mbylljen masivisht të shkollave”, shkruan mbi videon-live ministri i brendshëm Bledi Çuçi.

Vendi Lajme bledi cuci Politikë Lajmi i fundit vlore permbytje Aktualitet vjosa

EMISIONET