Në një takim me qytetarët në zonën e Freskut në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ndër të tjera komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë se “edhe Parisi përmbytet”.

Sipas Kryemadhit, teksa Rama na krahason me Europën, gjëndja në vend është mizerable.

Ajo shtoi se gjendja në Shqipëri është dramatike, me të rinjtë që ikin çdo ditë nga vendi.

Monika Kryemadhi: Dëgjojmë deklarata flamur që thotë ai që edhe Parisi përmbytet, por nuk përgjigjet qeveria e Francës aq shpejt saç përgjigjet ky. Është kthyer në kaq qesharak, por edhe tragjike sjellja e qeverisë tonë dhe e kryeministrit, duke pasur parasysh atë që ne po jetojmë sot. Unë jam e bindur dhe koshiente që është e vërtetë që në këtë situatë krize, qoftë tërmeti, qoftë pandemia apo përmbytjet, siç janë krizat natyrore apo që nuk i do njeri.

Por problemi është që këto kriza menaxhon me një vullnet të mirë, qoftë politik apo edhe njerëzor, por kur ti shikon që në anën tjetër ke një medalje ndryshe nga ajo çfarë propagandohet, kur shikon arrogancën, mungesën e vëmendjes, dëshirës për të ndryshuar gjërat apo për të bërë mirë, sigurisht që demotivohesh. Dhe një nga problemet më të mëdha që ne kemi sot është largimi i të rinjve.

Ne flasim shumë për të rinjtë sot dhe jemi fokusuar jashtëzakonisht shumë tek të rinjtë sepse në fund të ditës të gjithë jetojmë dhe punojmë për fëmijët tanë, që të kenë një jetë më të mirë.