Rigerta Loku, vajza që përloti Parlamentin me fjalimin e saj në shtatorin e 2017-ës, ka vendosur të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Lajmin e jep vetë ajo përmes një postimi në Facebook.

“Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Është e vështirë por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë.

Jeni ju motivi dhe forca ime. Me konsideratë, Gerta”, shkruan ajo.

Por kush është në të vërtetë Rigerta Loku?

Gerta Loku ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe është e specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare, por është kthyer në vendlindjen e saj dhe hapi një fermë me dhi.


Mësohet se Gerta ka provuar të futet në politikë në vitin 2013, si kandidate e partisë Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit për Mirditën, por ka rezultuar pa sukses.

Në atë kohë ajo ka marrë 280 vota edhe pse ka patur përballë si PS ashtu edhe PD-në.

Fjalimi i saj në parlament, 30 shtator 2017