4 të rinj janë ndaluar nga policia pasi po ndihmonin 14 klandestinë të kalonin kufirin shqiptar. Kundrejt pagesës ata do të siguronin rrugën për të shkuar drejt vendeve të BE

Kufijtë e BE janë mbyllur për lëvizjen e lirë, por për klandestinët kufizimet për shkak të pandemisë janë të pavlefshme

Vetë këtë të enjte policia ka bërë të ditur zbulimin e 4 rasteve për kalimin e paligjshëm të kufirit të Shqipërisë.

6 persona janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim ndërsa janë ndaluar 14 emigrantë.

Të arrestuarit janë të moshës 20 deri në 26 vjeç, dy janë nga Tirana një nga Kamza dhe një nga Miloti.

Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se kundrejt fitimit ata kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE .

Sipas të dhënave zyrtare, numri i emigrantëve të paligjshëm që janë ndaluar në territorin shqiptar shkon në rreth 3500 persona.

Prej më shumë se një viti kufiri është edhe nën mbikëqyrjen e FRontex ndërsa numri i rasteve të zbuluara ka shënuar rritje.