Përgjimet/ Teliti: SPAK-u i detyruar të nisë hetimet, mafia italiane prezente në vend

Përgjimet/ Teliti: SPAK-u i detyruar të nisë hetimet, mafia

Në një intervistë për Ora News, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti, komentoi lidhur me përgjimet e antimafias italiane. Teliti tha se i takon SPAK të zbardhë sipas tij këtë mega aferë korruptive.

"SPAK-u menjëherë bazuar në legjislacionin shqiptar duhet të fillojë hetimet për këtë praktikë. Me të vërtetë antimafia italiane po heton, por njëkohësisht nga ana tjetër, mjaftojnë denoncimet e kryera nga media sadopak të dosjes, sepse e përsëris kemi parë deri më tani vetëm majën e ajsbergut.


SPAK-u nevojitet dhe duhet të zbardhë këtë mega aferë korruptive të radhës, që bëhet në kurriz të shqiptarëve.

SPAK-u duhet të tregojë veten e saj dhe ne jemi besimplotë që SPAK-u do të nisë hetimet dhe të shpresojmë që të zbardhi të vërtetën dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që po marrin peng Shqipërinë", tha Teliti.

Vendi Lajme SPAK Politikë basha dorian teliti Intervista në Ora News mafia ne tirane

EMISIONET