Përgjimet e "Ndragheta"-s/ Italia gati të ndihmojë autoritetet gjyqësore shqiptare

Italia shprehet e gatshme të ndihmojë autoritetet gjyqësore shqiptare në zbardhjen e plotë të çdo episodi korruptiv apo krimi të organizuar.

Prej ditësh Ora Neës po publikon përgjimet e grupit mafioz të Ndraghetas, të cilët vepronin në Tiranë për llogari të biznesmenëve të dyshuar për një sërë veprash penale.

"Italia është e do të jetë gjithmonë përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh.

Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët", shkruan ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci në një postim në tëitter.

Më tej ambasadori bën thirrje për të lënë mënjanë polemikat dhe t'ia lënë në dorë autoriteteve të drejtësisë.

"Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë."

Postimi në Twitter

Vendi Lajme Politikë antimafia pergjimet e antimafias ambasadori i italise

EMISIONET