Përgjimet e Antimafias italiane të publikuara së fundi në Shqipëri duket se do të hetohen në një mënyrë krejt tjetër nga rasti i ngjashëm i ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedim penal menjëherë pas publikimit të lajmit dhe kërkoi dosjen nga pala italiane, ndërkohë që SPAK ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër. Ky institucion ka vendosur të kërkojë materialet nga Italia dhe pasi ti marrë në dorëzim të vendosë se çfarë do të bëjë më tej.

Hetimi në Shqipëri lidhur me përgjimet e Antimafias italiane të publikuara së fundi edhe në Tiranë duket se do të ndjekë një rrugë krejt tjetër nga rasti i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kur Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi menjëhere procedimin sapo emri i tij u permend në mediat italiane.

SPAK mësohet se nuk po vepron në të njëjtën mënyrë me përgjimet e fundit të Antimafias italiane ne te cilën dolën në pah pazaret e personazheve të krimit në shtetin fqinj për të fituar leje ndërtimi në Tiranës, apo për të marrë pjesë në tenderat që zhvilloheshin në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme do i dërgoje një kërkesë Prokurorisë italiane duke kërkuar vendosjen në dispozicion të materialit, nisur nga publikimet ne media, për të parë nëse ka apo jo vend për të nisur hetime edhe në Shqipëri.

Shkresa zyrtare do t’i përcillet autoriteteve italiane nëpërmjet magjistratit italian të ndërlidhjes në Ministrinë e Drejtësisë, Francesko Mandoi.

Një ditë më parë kreu i SPAK, Arben Kraja, tha se hetimi është nisur në Itali por SPAK do të do kontaktojë me autoritetet italiane për të parë se çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe me pas do vendosin nëse do të regjistrojnë apo jo procedim edhe në Shqipëri.

Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

Lexo dhe: Kraja: Do kontaktojmë me autoritetet italiane