Përgjimet e antimafias italiane, merren në pyetje 5 të ndaluar

Përgjimet e antimafias italiane, merren në pyetje 5 të ndaluar

Ka nisur në qytetin e Catanzaros në rajonin e Calabrias, marrja në pyetje e personave të vënë nën masa ndalimi nga mega operacioni i koduar "Basso profilo", i cili zbardhi një organizim kriminal mafioz për pastrimin, riciklimin e parave të Ndranghetas përmes krijimit të kompanive fantazmë.

Disa prej këtyre makinave ishin regjistruar nën emra fiktivë të personave shqiptarë, si dhe investimet e projektet e tyre për të hapur biznese në Shqipëri duke përfituar nga lidhjet e njohjet me politikanë e funksionarë shqiptarë e italianë.

Në pallatin e Drejtësisë  "Francesco Farlaini", të Catanzaros janë prezantuar para prokurorëve pesë nga 50 personat e vënë nën ndalim nga ky operacion.

Ata janë: Tommaso e Saverio Brutto sipërmarrësit e ortakët në biznesin në Shqipëri të Antionio Gallos, "princit" të Ndraghetas, këshilltari rajonal i Catanzaros Francesco Talarico, Presidenta e Konfindustrisë Rinore të Catanzaros Glenda Gilgio e ekonomisti i bizneseve të "princit" Rocco Gulgliemo.

Sipërmarrësit e ortakët e biznesit në Shqipëri Tommaso e Saverio Brutto të akuzuar për pjesëmarrje në organizmin kriminal, korrupsion, shkëmbim vote elektoral, abuzim detyre e nxjerrje të sekreti shtetëror,  kanë pranuar të flasim para prokurorëve të Catanzaros por pa u bërë publik deklaratat e tyre.

Lexo dhe: Itali, arrestohet një nga 100 mafiozët më të rrezikshëm, Domenico Cracolici, bos i Ndraghetas

Ndërsa politikani Francesco Talarico i akuzuar për shkëmbim vote elektorale e pjesëmarrje në aktivitet kriminal të tipit mafioz nuk ka pranuar të flasë. 

"Nuk ka asnjë lidhje me faktet" është deklarata e vetme e bërë nga avokati i tij mbrojtës.

Ndërkohë pritet të merren në pyetje po sot Glendia Giglio e ekonomisti Rocco Gulieglmo.

Bota Lajme itali pergjimet e antimafias

EMISIONET