Përgatitjet për nisjen e shkollës ankohen prindërit në Lezhë

Përgatitjet për nisjen e shkollës ankohen prindërit në

Përgatitjet për rikthimin në klasa mes pandemisë vijojnë në të gjithë vendin.

Por në Lezhë, një pjesë e prindërve kanë shprehur shqetësim për pajisjen me libra dhe mësimin me turne.

"Shkolla pasdite për çfarë do bëhet? Atë e zë gjumi në bankë."

Hapja e shkollave do të zhvillohet me protokolle të rrepta anti kovid që detyrojnë një sërë masash të cilat janë përgjegjesi e bashkive.

Kryebashkiakja e Shkodrës, duke e konsideruar sfidë, kërkon që Ministria e Arsimit dhe qeveria  të parashikojnë shpenzimet që shtohen për bashkitë.

Ademi: Kur të verifikohen rastet e prekur me covid ne duhet të ndërhyjmë për dezinfektimin pa pritur datën. Një numër të konsiderueshëm të maskave që mund tua ofrojmë shtesë edhe fëmijëve që nuk kanë mundësi të blejnë. Do të duhet të parashikohet për të ndihmuar bashkitë për të bërë këtë.

Disa bashki kanë kërkuar ndihmën e qeverisë me fonde për të marrë masat e duhura për rikthimit të nxënësve në Shkollë

Një mësues është konfirmuar i prekur me koronavirus në Shkollën e Libohovës duke vënë dyshim nisjen e vitit të ri arsimore më 14 Shtator.

Tamponët i janë marrë të gjithë stafit pedagogjik i cili ndodhet i vetëkarantinuar, ndërsa në varësi të situatës pritet edhe vendimi për hapjen e shkollës.

Vendi Lajme shkolla lezhe Aktualitet rrethe nxenesit pergatitja per nisjen e shkollave

EMISIONET