Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përsa i takon ngritjes  dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se KED ka vendosur për lejimin  e kandidatit Përparim Kalo për kandidimin për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq KED vendosi ndalimin e kandidimit  të Klajdi Mone për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas KED kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, ka patur mangësi të kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.