Përfundon faza e parë eksperimentale e vaksinës italiane Rei Thera. Jep imunitet në nivelin 92.5%

Përfundon faza e parë eksperimentale e vaksinës italiane Rei

Vaksina italiane Rei Thera e realizuar në Institutin Italian të Sëmundjeve Infektive në Romë Spallanzani ka përfunduar fazën e parë të eksperimentimit me rezultat mjaft inkurajues.

"Vaksina Rei Thera prodhon antitrupa kundër virusit me vetëm një dozë të saj e niveli i imunitetit ndaj virusit tek personat e vaksinuar është në koeficientin 92.5. %" , ka deklaruar drejtori i Institutit Spallanzai Giuseppe Ippolito. 

"Me një dozë të vetme vaksine kemi arritur rezultatet e vaksinës Pfizer e Moderna", është shprehur ai.

Instituti Spallanzani i Romës informon se për fazën eksperimentale të vaksinës Rei Thera janë rekrutuar 100 persona vullnetarë e 45 prej tyre janë vaksinuar me doza të ndryshme vaksine. Në 28 ditët pas vaksinimit asnjë prej personave  të vaksinuar nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore e ky është një rezultat pozitiv në krahasim me fazën e parë të eksperimentimit në vaksinë Pfizer e Moderna. 

Niveli i prodhimit të antitrupave mbetet konstant në katër javët pas aplikimit të vaksinës.

Duke krahasuar të dhënat e mbledhura të vaksinës Rei Thera me ato të Pfizer e Moderna, ekspertët italianë shprehen se janë në të njëjtën linjë e janë në pritje të fazë përfundimtare për të vërtetuar se dhe vaksina italiane parandalon sëmundjen, në të njëjtin nivel si dhe vaksinat e tjera.

"Presim që faza e tretë e eksperimentimit të mbyllet brenda verës 2021 e protokollimin e saj do ta dorëzojmë tek agjencitë rregulluese përkatëse", ka deklaruar drejtoi i Institutit Spallanzani Giuseppe Ippolito.

Ndërsa Komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën pandemike informon se "qeveria italiane ka burime të mjaftueshme financiare për përfundimin e fazës eksperimentale të vaksinës Rei Thera."

Ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza me një notë zyrtare shprehet se " rezultat e vaksinës italiane janë mjaft inkurajuese e nëse të dhënat e sotme do të konfirmohen dhe në të ardhmen, do të thotë se shumë shpejt do të kemi një vaksinë antiCovid vetëm me një dozë e jo me dy doza, e cila do të prodhohet e tëra në Itali

Bota Lajme itali vaksina

EMISIONET