Përfundon ëndrra europiane e Shkëndijës, Tottenham triumfon në Shkup

Përfundon ëndrra europiane e Shkëndijës, Tottenham triumfon

Nuk ndodhi ajo që pritej. Tottenham mposht në Shkup Shkëndijen duke I dhënë fund ëndrrës europiane të kuqezinjve nga Tetoba.
Ishte koreani Son që asistoi bukur te Lamela i cili pa ndonjë problem realizoi për 0-1.

Shkëndija provoi me disa gjysmëraste në pjesën e parë, por nuk e arritën golin e barazimit.

Kësisoj skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për skuadrën e Ernest Gjokës, që barazoi gjithçka në minutën e 55-të.

Sulmuesi shqiptar, Valmir Nafiu realizoi një gol të mrekullueshëm nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Por gëzimi i kuqezinjve zgjati vetëm 15 minuta, pasi “Gjelat” e Londrës shënuan përsëri.

Ishte koreani Heung-Min Son që shënoi në minutën e 70-të pas një topi të kthyer për 1-2.

Tottenham nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 80-të realizuan edhe golin e tretë dhe të sigurisë.

Son asistoi për mrekulli, teksa kapiteni Harry Kane realizoi me kokë për duke e çuar rezultatin në 1-3.

Pas kësaj fitore skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me izraelitët e Macabi Haifa në Play Off-in e Europa League.

Sport Lajme Futboll europa league tottenham mourinho shkëndija

EMISIONET