KLP dhe KLGj bindin Kuvendi shfuqizohen vendet vakante

KLP dhe KLGj bindin  Kuvendi shfuqizohen vendet vakante

Kuvendi i Shqipërisë është tërhequr nga vendimin i tij për shpalljen e vendeve vakante për 2 anëtarët e KLP dhe të KLGJ-së.

Kryetarët Naureda Llagami dhe Gent Ibrahimi kanë arritur ta bindin Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjoncaj se mandate i 4 anëtarëve nuk përfundon në maujin shkurt por në dhjetor të 2021.

Pas këtij sqarimi ndërmjet institucionit të legjislativit dhe organeve të drejtësisë, Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci në KLP si dhe Maksim Qoku dhe Erjon Muharremi të KLGJ do të qëndrojnë në detyrë deri në dhjetor vitit të ardhshëm.

Një javë më parë Sekretari i Përgjigjshëm hapi garën për zëvendësimin e 4 emrave me arsyetimin se mandate i tyre 3-vejçar përfundon në shkur të vitit të ardhshmë, periudhë e cila përkon me përzgjedhjen e tyre nga Parlamentit.

Por ky argument është kundërshtur nga KLP dhe KLGJ të cilët kërkuan edhe revokiimin e vendimit të kuvendit duke përcaktuar  se këtyre 4 anëtarëve u përfundon mandati në dhjetor te vitit 2021 kohe kur këto dy organe janë konstituar, dhe ata kanë nisur të ushtrojnë mandatin.

LEXO EDHE: Edhe KLGJ kundër parlamentit për mandatet

Vendi Lajme klgj klp Aktualitet vakance

EMISIONET