Policia e Shtetit, e cila po kryen një sërë kontrollesh në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij pas vrasjes së Bujar Çelës, njofton se ka arrestuar 1 person ndërsa ka shoqëruar dy të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të prangosurit akuzohen për një seri ngjarjesh kriminale, përfshirë edhe vrasje.

Ende nuk bëhen të ditur identitetet e të arrestuarit dhe të shoqëruarve dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë vijojnë postoblloqet në hyrje-daljet e qytetit ku kontrollohen me imtësi të gjitha automjetet që kalojnë.

Vijon…