Sezoni jo fort i mirë i skuadrës së Torinos duket se nuk i ka kënaqur tifozët e saj.

Gjatë mbrëmjes së sotme, teksa skuadra luan ndeshjen e saj kundër Spal, një grup tifozësh kanë zhvilluar një protestë përpara zyrave të klubit.

Ata janë të pakënaqur nga drejtimi i Presidentit Urbano Cairo teksa kanë shpalosur dhe banderola kundër ti.

Në to ishte shkruajtur “Cairo largohu” dhe “Loja mbaroi”, shkrime të cilat tregojnë qartë frustrimin e tifozëve.

Teksa sezonin e kaluar Torino luftonte për një vend në garat europiane, këtë vit ajo renditet në vendin e 16 vetëm me 41 pikë.