Përdorimi i gjuhës greke në jug? Çuçi: Mos e merrni shërbimin nëse nuk ju ofrohet në shqip

Përdorimi i gjuhës greke në jug? Çuçi: Mos e merrni

E ftuar në emisionin ''Ora Verore'' nga gazetari Ronaldo Sharka në ''RTV Ora'', zv.Minsitrja e Mjedisit dhe Turizmit Ornela Çuçi, foli për përdorimin e gjuhës greke në jug, gjatë ofrimit të shërbimeve.

Çuçi u shpreh se kjo nuk kështë një politikë qeveritare, por politikë e shitësit ose atij që ofron shërbimin.

Ajo bën thirrje që nëse shërbimi nuk ofrohet në  shqip, të mos merret në greqisht.

Ornela Çuçi: ''Unë nuk e kam hasur ndonjëherë, por do ta jap një eksperiencë timen personale. Në Strasburg, nëse ti futesh në një dyqan edhe pse është një nga qendra e Europës, ka qendra tregtare ku nuk shërbehesh po nuk dite frëngjisht.

Nuk është politikë qeveritare, por politikë e dyqanxhiut, e shitësit të dyqanit dhe e tregtisë.

Është politikë e personit që e ofron këtë shërbim. Nëse ky shërbim nuk të ofrohet në shqip, mos e merr shërbimin në greqisht.''

Ekonomi Lajme Ronaldo Sharka Turizëm jug ora verore ornela cuci

EMISIONET