Përdhunuan dhe droguan 17-vjeçaren: Gjykata lë në burg 3 persona

Përdhunuan dhe droguan 17-vjeçaren: Gjykata lë në burg 3

Gjykata e Krujës vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 3 nga 6 personat të cilët përdhunuan dhe droguan 17-vjeçaren në Fushë Krujë.

Masa e sigurisë u dha për Edison Çangun, Fatjon Lekën dhe Arbis Shima, dhe

Për 17-vjeçarin Leonard Stafa, u caktua masa ‘Arrest shtëpie”.

Më herët u arrestua në Sarandë Ameld Merlika, një nga anëtarët e grupit i cili ishte shpallur në kërkim.

Masa për Merlikën pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Alket Brata, i cili dyshohet se sulmoi me eksploziv banesën e 17-vjeçares pas denoncimit të rastit, mbetet ende në kërkim.

Në dëshminë e saj, 17-vjeçarja tha se ishte shfrytëzuar për një periudhë disa mujore nga grupi i të rinjve që sipas saj kishin qëllim ta trafikonin në Greqi.

Lexo edhe: Droguan e shfrytëzuan 17 vjeçaren: Kapet i 5-ti i grupit nga Kruja, tritolvënësi mbetet në arrati

Denoncoi shfrytëzimin seksual, kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares në Fushë Krujë

Vendi Lajme arrest me burg 17-vjecare perdhunimi

EMISIONET