Magjia e Uefa Champions League është rikthyer këtë të premte (7 gusht) me supersfidën e javës mes Manchester City dhe Real Madrid.

Citizens eleminuan nga kompeticioni 13 herë kampionët e Europës duke fituar ndeshjen me një rezultat 2-1.

Pjesa e parë e takimit të sotëm është ndalur me shifrat 1-1, një rezultat ky mjaft i brishtë pasi me një tjetër gol të madrilenëve do ta çojë ndeshjen në kohë shtesë.

Të parët që shënuan ishin anglezët në minutën e 9’ ku Gabriel Jesus shfrytëzoi një moment dobësie nga ana e mbrojtësit të Realit për t’i rrëmbyer topin. Më pas ai pasoi tek Sterling i cili me portën bosh shënoi.

Reagimi i madrilenëve erdhi në minutën e 28’ me anë të Karim Benzema i cili shënoi me kokë pas pasimit të Rodrygo.

Ndërkohë në pjesën e dytë, këtë herë Jesus u kthye në golashënues duke përfituar sërish nga një top i kthyer gabim tek portieri nga ana e mbrojtësit.

Me këtë rezultat, Manchester City kualifikohet në fazën tjetër të Champions League.