Përkundrejt Kinës, NATO ka nevojë për një koncept të ri strategjik të përshtatur me rritjen globale të teknologjive të reja dhe terrorizmit, tha të mërkurën kreu i aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg.

NATO 2030 është nisma e re që shpalli kreu i kësaj aleance në forumin e sigurisë GLOBSEC.

“Ka ardhur koha për të zhvilluar një koncept të ri strategjik për NATO-n, pasi bota ka ndryshuar thelbësisht,”- tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s gjithashtu theksoi nevojën për të adresuar “ndryshimin themelor në ekuilibrin global me rritjen e fuqisë së Kinës”. Ai vijoi më tej , duke shfaqur rritjen e një forme më brutale të terrorizmit dhe foli për më shumë paqëndrueshmëri në jug të Aleancës, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. ”

Që prej shpërthimit të konflikti në Ukrainë, në 2014-ën, NATO ka kërkuar mënyra për të rritur rezistencën e anëtarëve të saj ndaj luftës hibride – që kombinon forca të parregullta ushtarake, taktika kibernetike dhe dezinformim.