“Biri”, së shpejti…

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka mban premtimin. Së shpejti në stendat e librarive do të vijë libri i saj I radhës për lexuesin shqiptar për të treguar historinë e saj personale dhe përtej personales

“Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të” shkruan Açka në facebook.

Në maj të 2018 shkrimtarja e njohur humbi djalin e saj vetëm 18 vjeç.  

“Biri” është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.

Në tetor të 2019 në një intervistë për emisionin “Tempora” Açka tregoi se po punonte mbi librin i cili duket se së shpejti do të shohë dritën e botimit.