"Për inat të vjehrrës shkoi me mullixhiun", Nurellari tregon pse nuk bie dakord me mjekun Halim Kosova

"Për inat të vjehrrës shkoi me mullixhiun", Nurellari

Qëndrimet e fundit të mjekut të  njohur Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-kandidat i PD për bashkinë e Tiranës, pas skualifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave në PD shkaktoi jo pak zhurmë në publik.

Politologu, Adri Nurellari, i ftuar në Rtv Ora thotë se nuk ka informacion të mjaftueshëm lidhur me këtë krisje, por nënvizon se është e pandeshme që për inate personale të godasë PD para zgjedhjeve.

Nurellari: Nuk i di detajet çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur ashtu. Por është e pandershme që për inate personale dhe një mllefi momental të goditet opozita. Çfarë ndryshoi brenda këtyre javëve? Është kjo shprehja tipike shqiptare, "për inat të vjehrrës shkon me mullixhiun". Prej marazit në karrierë personale të sulmosh PD në një moment të brishtë dhe delikat para zgjedhjeve. Ka boll kohë për ta bërë këtë lloj qortimi të brendshëm. Më duket dhe një lloj papjekurie morale.

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme Politikë zgjedhjet 25 prill 2021 halim kosova RTV Ora adri nurellari

EMISIONET