Panairit i 23-të i librit, këtë vit do të zhvillohet si asnjëherë më parë online.

Kjo masë është marrë për shkak të situatës së pandemisë.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

“Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.” – thuhet në njoftim.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të panairit, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.