Gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi zgjidhet anëtare të Këshillit Drejtues të Urdhërit të Gazetarëve të huaj në shtetin apenin.

Përmes një postimi në Facebook, Kepi shprehet e vlerësuar nga ky votim i koegëve të saj dhe thekson se kjo është hera e parë që një gazetare shqiptare zgjidhet në këtë pozicion.

Alba Kepi: E nis kete kete dite te vecante me nje lajm qe si vajze, grua e nene shqiptare me motivon me shume ne profesionin tim. Falenderoj koleget gazetare qe me votuan duke me zgjedhur anetare ne Keshillit Drejtues te Urdherit te gazetareve te huaj ne Itali. Hera e pare per nje gazetare shqiptare. Ndjehem e nderuar dhe uroj te jem ne lartesine e punes. Viva le donne!