"Për ata do të ketë një Nuremberg shqiptar”, kë paralajmëroi Presidenti Meta

"Për ata do të ketë një Nuremberg shqiptar”,

Për presidentin e Republikës Ilir Meta nuk ka rëndësi se kush i fiton zgjedhjet e rradhës parlamentare në vend.

Sipas tij, 25 Prilli nuk është një përplasje Meta-Rama por ballafaqim mes instalimit të autokracisë dhe kleptomanisë.

"Mua nuk më intereson se kush fiton, po meqë kemi një ballafaqim, duhet të kemi parasysh që nuk është një ballafaqim midis Metës dhe Edi Ramës siç do ai ta interpretojë. Ky është një ballafaqim midis instalimit të autokracisë dhe kleptomanisë në këtë vend në shërbim të interesave të të tjerëve, Rama është thjeshtë një peng i tyre”, u shpreh ndër të tjera presidenti Meta.

Më pas, kreu i shtetit bëri edhe një paralajmërim: “Për të gjithë ata që janë përfshirë në krime për të mbajtur Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe që i kanë kushtuar Shqipërisë miliarda e miliarda euro, për ata do të ketë një Nuremberg shqiptar.

Në Nurembergun shqiptar do shkojnë të gjithë ata që prekin zgjedhjet. Unë e mbaj fjalën".

Lexo edhe: Meta i vendosur: Kurrë më marrëveshje politike me Edi Ramën

Vendi Lajme ilir meta Politikë gjykata kushtetuese Aktualitet krime nuremberg shqiptar

EMISIONET