Pëllumbi: PS e gjitha në terren, jo takime më shumë se 10 vetë, por ka pasur ndonjë shkelje nga mungesa e vëmendjes

Pëllumbi: PS e gjitha në terren, jo takime më shumë se 10

Në një intervistë për Ora News, sekretari organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi u shpreh se ekipi aktual i PS-së është i gjithi në terren për të bashkëbiseduar me njerëzit dhe elektoratin.

Për Pëllumbin, më e rëndësishme se fushata zgjedhore dhe sigurimi i votave është respektimi rregullave anti Covid dhe jeta njerëzore.

Pëllumbi: Ekipi aktual i PS-së është i gjithi në terren për të bashkëbiseduar me njerëzit dhe elektoratin. Kemi afruar njerëz të rinj që po i shikojmë si një mundësi për ta përfaqësuar forcën tonë politike. Sigurisht që jemi në një situatë të vështirë pandemie dhe e dinim që herët që fushata do të ishte ndryshe nga të gjitha fushatat e tjera. Prandaj kemi kufizimit që na kushtëzojnë në raport me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Para shëndetit nuk vlen asnjë votë më shumë. Ne jemi përpjekur që të zbatojmë me rigorozitet me masat, por nuk përjashtohet ndonjë shkelje mase kur dikush nuk ka qenë i vëmendshëm.

Pëllumbi shtoi se janë përpjekur që këtë viti të hapet mundësia edhe për njerëz që nuk kanë milituar ndonjëherë në PS.

Pëllumbi: Gjithë aktiviteti i forcë tonë është përqendruar në mënyrën se si po organizohemi në terren. Përpiqemi që takimet të mos jenë më shumë se 10 veta. Sigurisht që ka takime edhe me simpatizantë të partisë tonë. Por pavarësisht çdo vote më shumë, është shëndeti i qytetarëve dhe kalimi i kësaj situatë që na ka përfshirë të gjithëve. Ne jemi përpjekur që këtë viti të hapim mundësinë edhe për njerëz që nuk kanë milituar ndonjëherë në partinë tonë dhe të jenë kandidatë në ekipin e ri.

Vendi Lajme Politikë PS shkelje vemendje takime arben pellumbi Intervista në Ora News fushat

EMISIONET