Pele: Me Maradonën bënim shaka se kush ishte më i miri

Pele: Me Maradonën bënim shaka se kush ishte më i miri

Pele është një nga legjendat e futbollit elitar që fatmirësisht sportdashësit kanë ende shansin ta shikojnë në intervista në moshën 80-vjeçare edhe pse ish sulmuesi Brazilian ka kaluar jo pak shqetësime shëndetësore dhe i është dashur të shtrohet disa here në spital. Ndryshe nga Maradona i cili fatkeqësisht nuk ia doli, Pele rrëfen në një intervistë për mediat italiane se me Pipe de Or, nuk kishte miqësi të madhe por kur takoheshin bënin shumë shaka.

“Maradona? Ne nuk kishim një miqësi të madhe, por kur takoheshim bënim shaka me njëri-tjetrin." A je më i mirë se unë?. Por unë shënoj gola me të djathtën, me të majtën dhe me kokë ndërsa ti jo”. Ne gjithmonë bënim shaka se kush ishte më i miri, ndihem keq për humbjen e tij.”

Në deklaratat e tij, O Rey zbulon edhe një prapaskenë për emrin që mori për të cilin pohoi se nuk i pëlqen e gjithashtu foli edhe si u ndje kur doli për here të pare nga Brazili.

“Kam jetuar një fëmijëri të lumtur, emri im është Edson dhe ata filluan të më thërrisnin Pele. Nuk më pëlqente, fillova të debatoj me të gjithë për ndryshimin e emrit por me kalimin e kohës u mësova ta dëgjoj. Botërori në Suedi në '58? Nuk e imagjinoja të grumbullohesha në atë moshë. Kur zbrita për herë të pare në Suedi (hera e parë që linte Brazilin) kishte shumë njerëz të ndryshëm nga brazilianët dhe kur mbërritëm në aeroport nuk kishte njerëz të zinj. Ishte një ndryshim i pabesueshëm në jetën time”, tha ish kampion Brazilian teksa në fund pohoi se Zoti është treguar shumë i mire me të kur mendon që shënoi 2 herë në një finale të Kupës së Botës kur ishte vetëm 17 vjeç.

EMISIONET