PD viziton banorët e përmbytur: Ministri i Rindërtimit të mos hante darka në Dubai, por të bënte shtëpitë

PD viziton banorët e përmbytur: Ministri i Rindërtimit të

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj dhe Belind Këlliçi vizituan banorët e përmbytur dhe me shtëpi të rrënuara nga tërmeti.

Banorët pohojnë se dëmet janë të mëdha, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë.  Ish deputetja Lindita Metaliaj, bëri përgjegjëse qeverinë dhe bashkinë për braktisjen e banorëve.

Është një qeveri që mendon vetëm për vete. 3500 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, sepse këta nuk kanë investuar asgjë. Prioriteti i tyre është të pasurohen më shumë. Në 8 vite kanë trefishuar pasuritë në mënyrë të pajustifikueshme. Mjaft është mjaft, sot është koha për ndryshim, është koha të kthejmë besimin që ky vend mund të bëhet dhe ne bashkë mund ta bëjmë”, u shpreh ish deputetja Lindita Metaliaj.

Duke bërë ndryshimin me braktisjen e qytetarëve nga qeveria, të rinjtë e FRPD kanë çuar ndihma tek familjet në Mamurras, që jetojnë në kushte të mjerueshme. Një nënë kryefamiljare me 7 fëmijë, një kryefamiljar tjetër i pamundur për punë, jetojnë akoma në çadra.

Ministri i Rindërtimit të mos hante darka në Dubai, poe të bënte shtëpitë” u shpreh Belind Këlliçi gjatë bashkëbisedimit më banorët e revoltuar nga mungesa e ndihmës.

Kryetari i FRPD u dha shpresë banorëve se gjendja do të ndryshojë pas zgjedhjeve, ku qytetarët do të zgjedhin një qeveri që nuk bën propagandë, nuk braktis njerëzit, por një qeveri që punon për njerëzit.

Vendi Lajme PD belind kellici Aktualitet lindita metaliaj

EMISIONET