Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka vijuar me denoncimin për përdorimin e helikopterëve shtetërorë nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër.

Ka qenë ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi i cil ka bërë publike listën e  udhëtimeve që sipas tij ka kryer ministrja Xhaçka.

Gjunkshi tha se vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak ka udhëtuar 22 herë për në Dibër për t’i shërbuer Olta Xhaçkës

Xhemal Gjunkshi: Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër me helikopter për t’i shërbuer Olta Xhaçkës. Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste. Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë. Faktet janë konkrete dhe të pakundërshtueshme. Në ekran po shfaqen datat se kur Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.Helikopteri ushtarak, që përdoret për qëllime stërvitore apo si ambulancë dhe operacione të tjera, që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhaçka me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake. Më e pakta që Olta Xhaçka duhet të bëjë, është të japë dorëheqjen.

Më poshtë lista e publikuar nga PD: