PD: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Ramës dhe Veliajt

PD: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Ramës

Partia Demokratike akuzon ErionVeliajn se sëfundi ka transferuar edhe  1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale.

Sipas selisë blu lekët transferohen në llogari të inceneratorit të Tiranës i ngritur me firmën e Ramës dhe Veliajt, por siç thuhet pronarët e vërtetë janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale.

Zhupa: Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte një investim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë te tjera. Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj  rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës.

Sipas Partisë Demokratike inceneratorët po gllabërojnë miliona euro nga paratë e qytetarëve.

Zhupa: Për të mbushur xhepat e inceneratorit të Ramës dhe Veliajt një qytetar duhet të paguajë 7500 lekë më shumë tarifë pastrimi, një biznes i vogël duhet të paguajë rreth 22 mijë lekë më shumë, ndërsa biznesi i madh deri ne 110 mijë lekë më shumë.

Inceneratorët  selia blu i ka cilësuar si  një nga aktet më të rënda të korrupsionit dhe vjedhjes të këtij pushteti.  

Vendi Ekonomi Lajme Financa Sociale denoncimi i PD Inceneratoret

EMISIONET