Pas ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, rinisë dhe turizmit, Partia Demokratike publikoi edhe programin për bujqësinë.

Për të folur rreth kësaj teme i ftuari i gazetares Matilda Mcini ishte Akil Kraja, eskpert i selisë blu.

Sipas tij, ky është një program konkret, jo premtim elektoral, që synon të afrojë bujqësinë shqiptare me standartet europiane.

Akil Kraja: “Është një program që synon ti japë një dinamikë, një oksigjen, një nxitje krejt të re bujqësisë shqiptare, zhvillimit rural dhe atij rajonal. Janë plot 150 milionë euro, çdo vit, që i shtohen fondeve evropiane që do të shkojnë drejtpërdrejtë për fermerin. Nga ato 150 milionë euro çdo vit, 100 janë subvencione të drejtpërdrejta që u shkojnë në dorë, në formë cash, mbështetje fermerëve, pa burokraci por vetëm duke përdorur kartën e identitetit, numrin personal, si kartë fermeri. Këto do të jenë para për çdo hektar të publikuar apo për krerë bagëti të mbarështuara.

Pjesa tjetër, ai 50 milionësh, do të jetë investim për infrastrukturë, çdo vit dhe ka për qëllim ti japë më shumë hapësirë të mbjellave, blegtorisë shqiptare duke siguruar një vaditje dhe kullim sa më të mirë. Që mos shohim skena si këto që po shohim këto ditë, me përmbytje, ku dhjetëra fermerë vazhdojnë të jenë lakuriq përballë sfidave të motit.

Pra, një projekt ambicioz. Nuk janë premtime elektoraliste por realisht një vizion për të afruar bujqësinë shqiptare drejt standardeve evropiane2.

Gjatë prezantimit të sotëm të programit, kreu i PD Lulzim Basha premtoi se fermerët do të përfitojnë para direkte në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë bagëti.

“Mbështetje direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori. Kjo do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqesore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat, fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj”, thaBasha.

Programi i PD, vijoi Basha, garanton që fermeri shqiptarë të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para për vete dhe për familjen e tij.

Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse! Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje“.

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatit për web-in Aurel Rakipllari