PD nis fushatën elektorale, Bardhi: Votimi i kandidatëve nga anëtarësia, hapi i madh i fitores së zgjedhjeve

PD nis fushatën elektorale, Bardhi: Votimi i kandidatëve nga

Partia Demokratike nisi nga Kukësi procesin e konsultimit të kandidatëve me bazën, duke shënuar në këtë mënyrë nisjen zyrtare të fushatës elektorale. Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ndoqi nga afër procesin ndërsa tha se votimi i kandidatëve nga anëtarësia  është  një hap  i madh i fitores së zgjedhjeve. Të shtunën pëlqimin për kandidatët do ta jap anëtarësia demokrate e Dibrës.

Me nisjen e konsultimit të kandidatëve me bazën, Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit,  ku ndoshta për herë të parë në histrori loja nis ende pa i pasur të qarta rregullat, kjo për shkak të ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Serketari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ndoqi nga afër procesin e votimeve në Kukës, ndërsa tha se se ky proces  trregon dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit që sipas tij  kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe  kriminelë të tjerë.

Bardhi: Është i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por është i rëndësishëm për Shqipërinë sepse jep një model demokratik për mënyrën se si funksionon një parti politike. Do të ishte shumë mirë sikur të gjithë partitë politike në vend të ndiqnin një proces të ngjashëm, që kandidatët të mos i përcaktonte krimi i organizuar, që kandidatët të mos i caktonin  paratë e pista të krimit të organizuar, por kandidatët t’i caktonin qytetarët.

https://youtu.be/7zgtRRXPxnI

Votimi në Kukës do të zgjasë deri në orën 18:00, ndërsa anëtarësia ka të drejtë të përjashtojëvetëm një kandidat.

Procesi do të vijojë të shtunën në qarkun e Dibrës, ndërsa ashtu siç udhëzimi  e parashikon, u publikuan edhe emrat e kandidatëve.  

Në qarkun e Dibrës, jan disa emra që vijnë risi, ndërsa bie në sy fakti se në listë konfirmohen ish-deputetet  Dhurata Çupi dhe Xhemal Gjunkshi.

Në listë është edhe drejtuesi i Departamentit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Kreshnik Çollaku.

Vendi Lajme Politikë kukes zgjedhjet ne PD

EMISIONET