“PD-LSI si shtëpia e Camorras për fëmijët”, shpërthen Braçe: Nuk ka ndyrësi më të madhe se sa kjo

Zv/kryeministri Erion Braçe ka shpërthyer edhe njëherë në akuza ndaj dy partive opozitare PD dhe LSI, duke i akuzuar si përgjegjëse për përdorimin e të miturve në protestat e ditëve të fundit.

Braçe i ka cilësuar PD e LSI si “shtëpia e Camorras për fëmijët”, ndërkohë që përdorimi i të miturve është vepër penale.

“PD-LSI SI SHTEPIA E CAMORRAS PER FEMIJET!

SHTYRJA E FEMIJEVE NE KRIM, VEPER E QARTE PENALE!

Qysh kur organizatat kriminale, terroriste dhe, partite politike, nisen te perdorin e shtyjne femijet ne krim, cdo vend vendosi denime te ashpra per tutoret dhe nxitesit e tyre ne krim;

E THJESHTE, PUNET E PISTA NUK I BEJNE BOSET E MAFIAS, TERRORIT E PARTIVE POLITIKE! TIRANA, DURRESI, KORCA, SHKODRA JANE SHEMBUJT E FUNDIT”, shkruan Braçe.

Zv/kryeministri ka vijuar edhe më tej duke e konsideruar këtë si ndyrësi.

“Partite e poshtra kaosin dhe shkaterrimin e prones publike e private e arriten; lajm boteror madje!

Prej dy ditesh, pisa edhe me te medhenj se keta te partive-medemek shoqeri civile, nuk merren me kriminelet politike qe SHTYNE FEMIJET NE KRIM, por me deshtimin e shkolles ne edukimin e tyre!

Nuk ka ndyresi me te madhe si e sa kjo!”

Vendi Lajme PD LSI Aktualitet erion brace

EMISIONET