Partia Demokratike ka denoncuar nëpërmjet ish deputetes Dhurata Çupi Tyli situatën  e mjerueshme ekonomike me të cilën përballen fëmijët në Mat të Dibrës.

Duke qenë se nesër fillon viti i ri shkollor, Çupi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook shkruan se fëmijët në Dibër dalin ën rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshëm ëpr të blerë librat dhe veshjet për shkollën.

Gjithashtu ajo shkruan se ministrat me makina super luksoze nuk kanë ndërmënd të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.  

Postimi i plotë në Facebook:

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.