Një vit pas tërmetit tragjik, Partia Dermokratike ka bërë një pasqyrim të punës së qeverisë.

Ish-deputetët që kanë ndjekur nga afër procesin e ndërtimit akuzuan se premtimet e bëra nuk janë realizuar dhe se shumë prej familjeve të prekura kanë mbetur pa strehë.

Dhurata Çupi: Edi Rama e ka shpërdoruar kohën! Ai dhe qeveria e kanë patur në dorë të përfundonin, në most ë gjitha, të paktën pjesën më të madhe të rindërtimit. Edi Rama nuk e ka bërë këtë! Ka preferuar të bëjë politikë me fatkeqësinë e mijëra familjeve, siç bën politikë me pandmeinë, siç ka bërë gjithnjë për interes të pasurimit dhe pushtetit të tij personal!

Jorida Tabaku: Sot, ka tendera të çfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët.

Orjola Pampuri: Ky është dimri i dytë që do të kalojnë në të ftohtë, sepse kanë një qeveri të papergjegjshme që nuk mendon për këto nëna të vuajtura.

Për demokratët, Rama i ka braktisur qytetarët ndërsa po përdor këtë fatkeqësi natyrore për të shtuar vjedhjet.

Gent Strazimiri: Premtimet e Edi Ramës kanë qenë të mëdha, realizmet krejt të papërfillshme! Edhe aty ku ka bërë diçka, enë të shumtën e rasteve, e ka bërë sipas llogharive politikedhe jo sipas nevojës. Janë me qindra rastet e denoncuara, veçanërisht në fshatra, ku rindërtimi është përcaktuar sipas përkatësisë partiake dhe jo sipas nevojës reale.

Çlirim Gjata: 1 vit pas tërmetit është se kemi 76 milionë euro të tenderuar për shtëpi individuale, por fare pak të përfunduara.

Shefi i kabinetit në Partinë Demokratike solli prova sesi qeveria po pasurohet me lëkët që duhet të shkonin për të ndihmuar familjet e dëmtuara.

Dorian Teliti: Në zonën 5 Maji, ku ndodhemi sot, është vendosur të ndërtohen 12 godina banimi dhe shërbimesh me vlerë 52 milionë euro.Këto pallate duhet të ishin sot drejt fundit dhe qytearët duhet të ishin duke u bërë gati të hynin në shtëpitë e reja. Kjo nuk ka për të ndodhur edhe për të paktën 2 vjet të tjera, sipas kontratës së lidhur nga Bashkia e Tiranës. Në vend të shërbimit me cilësi dhe shpejtësi, Erion Veliaj ka zgjedhur të harxhojë kohën duke gjetur forma ekstraligjore për të shpenzuar dhjetëra miliona euro nga fondet e rindërtimit.

Demokratët thanë se koha e kryeministrit Rama ka mbaruar dhe se vendi ka nevojë për një qeveri që punon për njerëzit.