Paulo Dybala në listën e dëshirave të PSG

Paulo Dybala në listën e dëshirave të PSG

Paulo Dybala nuk po gjen shumë hapësira te Juventus që kur timonin e bardhezinjëve e mori Andrea Pirlo. Ndaj përflitet që argjentinasi që lerë kampionët e Italisë gjatë merkatove të ardhshme.

Klubet e interesuara nga mungojnë, nga Spanjë në Angli e deri në Francë, me PSG që prej kohësh e ka në listën e dëshirave, shkruajnë mediat italiane.

Mbërritja e Maurizio Pochettinon dhe largimi i pritshëm i lojtarëve që u skadon kontrata, siç janë Draxler dhe Di Maria, do të sjellin në revolucion në sulmin parizien, që mund të prekë edhe Kylian Mbappe, i shumëkërkuar nga Real Madrid, raporton Ora News

Ëndrra e Leonardos mbetet Messi, e ardhmja e të cilit varet shumë nga presidenca e re e Barcelonës. Nëse 6 herë fituesi i “Topit të Artë” vendos të qëndrojë në “Camp Nou”, Dybala mbetet prioriteti kryesor.

/a.r,OraNews

Sport Lajme Futboll merkato psg dybala

EMISIONET