Patriotizmi – Kofini pas të vjelave

Patriotizmi – Kofini pas të vjelave

Ndërsa vendi po kalon ditë të vështira në shumë aspekte, ka vetëm një individ, i cili hedh shashka mediatike në stilin e tij, me të vetmin qëllim: zhvendosjen e vëmendjes nga problemet reale. Rama nuk është shquar për patriot as atëhere kur e lypte momenti, kurse tani tenton të godasë kundërshtarët politikë me kartën e “tradhëtisë”.

Një deklaratë e shëmtuar për një votim të raportit të eurodeputit Marty në Këshillin e Europës të shumë viteve të shkuara, e cila duhet se i hapi rrugën krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Në vitet e tij si Kryeministër nuk ka ndodhur asgjë si zhvillim pozitiv për shqiptarët në rajon Zoti Kofini pas të Vjelave.

Minishengeni nuk mund të quhet i tillë, as pazaret me kufij dhe det, as tërheqjet e njohjeve të Kosovës, as vendnumërimi në proceset integruese. Mjafton të shikosh se çfarë mendojnë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë për rolin tuaj dhe e kupton se ajo çka thua ti për politikanët e tjerë nuk është relevante për ata. Ajo çka ndodhi në Kosovë nuk e ka përgjigjen te qëndrimet e Shqipërisë zyrtare të djeshme, ndaj mos e përdorni atë.

Zoti Kofini pas të Vjelave kjo që po i bëni ju vendit është shërbimi më i keq për çështjen shqiptare në Ballkan, ku dobësimi ekonomik dhe një shtet pa standarte demokratike e shndërron Shqipërinë në një partner gjithmonë e më pak kredibël në raport me aleatët dhe interesat gjeo-strategjike.

Ju nuk mund ti ikni përgjegjësisë tuaj duke anatemuar të shkuarën dhe kundërshtarët politikë. Ata që ju njohin mirë e dinë se ju jeni patriot i pazareve, por jo i kombit. Ndaj kafsho gjuhën dhe leri deklratat përçarëse në momentet kur nevojitet më shumë bashkim dhe reflektim!

Edi Rama Lajme Opinione gentian cala akuzat raporti i dick marty

EMISIONET